Çmimet evropiane dhe amerikane të naftës pësuan një rritje me 4 %
New York, 8 janar - Të mërkurën, çmimet e referencës evropiane dhe amerikane të naftës pësuan një rritje me 4% fill pas një sulmi raketor iranian ndaj bazave ushtarake amerikane si dhe krijimi i një koalicioni ushtarak në Irak, që ngjalli frikën e një lufte gjithëpërfshirëse midis Iranit dhe Amerikës.
Lëvizja e çmimit të naftës erdhi si pasojë e vrasjes së gjeneralit të lartë iraninan Qassem Suleimani përmes një sulmi amerikan me dron. Frika e luftës ka goditur gjithashtu edhe tregjet e aksioneve në të gjithë Azinë, ku shkëmbimi australian ka rënë me rreth 1% përgjatë së mërkurës.
Tensionet ndërkombëtare shtojnë frikën sa i takon ekonomisë në Australi, e cila po lufton me zjarre vdekjeprurëse dhe “të kushtueshme”.
Irani nisi më shumë se një duzinë raketash balistike në bazat ajrore në Al-Asad dhe Erbil të mërkurën, “në emër të gjeneralit dëshmor Qassem Suleimani”, tha Trupi i Gardës Revolucionare Islamike.
Me urdhër të presidentit Donald Trump, forcat amerikane përdorën një dron për të vrarë Suleimanin pranë aeroportit të Bagdadit të Premten