Çmimet e vajit të ullirit arritën minimumin 10-vjeçar
Budapest, 29 maj - Çmimi i vajit të ullirit në tregjet botërore arriti minimumin 10-vjeçar, duke vënë në rrezik ekonomitë e vendeve të Evropës jugore, ku tashmë janë marrë masat e ekonomisë të rreptë buxhetore.
Analistët e tregut sigurojnë se pavarësisht kërkesës në rritje për këtë produkt në mbarë botën, konsumi i vajit në rajonin e Mesdheut ka rënë ndjeshëm për shkak se tregu vendas është mbushur me mallra me bollëk.
Që nga viti 2006 çmimi për një ton prodhimi ulliri është përgjysmuar.