Çmimet e shumë produkteve ngriten për 1 për qind
Prishtinë, 12 shtator - Agjencion i Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit në Kosovë ka shënuar rritje për 1 për qind në muajin gusht, krahasuar me muajin korrik të këtij viti, apo 3,1 krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.
Sipas publikimit të sotëm të ASK-së për muajin gusht, ngritje e çmimit vërehet te nëngrupi: Buka dhe drithërat për 4,3 për qind, përdorimi i pajisjeve për transportin personal 3,6 për qind, qumështi, djathi dhe vezët 2,4 për qind, rryma, gazi dhe lëndët tjera djegëse të tjera për 2,1 për qind, kurse drurit për ngrohje 6.3 për qind.
Ndryshe, sipas ASK-së, gjatë korrikut nuk kishte ngritje çmimesh, përderisa në periudhën prill, maj, qershor kishte rënie të lehtë çmimesh. Ndërkaq, vitin e kaluar inflacioni në mesatare ishte 7,3 për qind.