Çmimet e produkteve për konsum në Eurozonë bien me 0,2 për qind
Bruksel, 30 prill - Çmimet e produkteve për konsum në eurozonë shënuan rënie në muajin prill me 0,2 për qind, pas inflacionit zero në mars, sipas një vlerësimi të parë të publikuar sot nga zyra evropiane e statistikave, Eurostat.
Kjo shifër është më e vogël nga sa ishte parashikuar nga analistët, pas konsensusit të vendosur nga ofruesi i informacioneve financaire, Factset, i cili bënte të ditur për inflacion zero në prill.
Në formë të parashikuar, sërish çmimet e energjisë çuan drejt rënies shkallën e inflacionit. Në prill çmimet e energjisë pësuan rënie me 8,6 për qind, pas minus 8,7 për qind në mars dhe minus 8,1 për qind në shkurt.
Inflacioni themelor (me përjashtim të energjisë, produkteve ushqimore, pijeve alkolike dhe duhanit), treguesi më i rëndësishëm që nuk përfshin produktet më të paqëndrueshme, pësoi rënie me 0,8 për qind në prill kundrejt 1,0 për qind në mars.