Çmimet e prodhimeve në Itali u rritën për të shtatin muaj radhazi
Romë, 30 shtator - Çmimet e prodhimeve italianë u rritën për të shtatin muaj radhazi në gusht, sipas të dhënave të paraqitura sot nga zyra statistikore Istat.
Indeksi i çmimeve të prodhimit u rrit 11,6 për qind nga viti në vit në gusht, pas një rritje prej 11,2 për qind në korrik.
Në baza mujore, çmimet e prodhimeve u rritën 0,5 për qind në gusht, pas një rritjeje prej 2,9 për qind në muajin e mëparshëm.
Në tregun e brendshëm, çmimet e prodhimit u rritën 0,4 për qind nga muaji në muaj në gusht. Çmimet e prodhimit në tregun e huaj u rritën me 0,6 për qind në muaj në gusht.