Çmimet e naftës shënuan rritje
New York 14 dhjetor - Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të enjte. Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 0.15 për qind dhe u tregtuan me 56.69 dollarë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 0.6 për qind dhe u tregtuan me 62.80 dollarë për fuçi.
Indeksi i çmimeve të arit shënoi nivelin e tij më të lartë gjatë gjtihë kësaj jave, duke u tregtuar me 1.259 dollarë për on.