06 Janar 2025

Çmimet e naftës sërish nën 30 dollarë për fuçi

New York, 15 janar - Çmimet e naftës kanë rënë nën 30 dollarë për fuçi, për herë të dytë këtë javë.

Kjo vjen në kohën e shqetësimeve se Irani mund të rinisë eksportet e naftës. Tregu, ndërkohë, është i mbifurnizuar, ndërsa kërkesa është e dobët.

Nafta e papërpunuar Brent, e cila përdoret si pikë ndërkombëtare e referimit, ka rënë në 29.46 dollarë për fuçi.

Irani mund të rinisë eksportet nëse Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore konstaton se Republika Islamike ka frenuar programin e saj bërthamor.

Kjo agjenci mund të publikojë raportin sot, pas një takimi që po mbahet në Vjenë.

Çmimet e naftës kanë rënë për 70 përqind në 15 muajt e fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)