23 Dhjetor 2024

Çmimet e naftës rriten serish

New York, 23 mars - Çmimet e naftës që kanë disa kohë që tregojnë lëkundje, me sulmet ajrore kundër Libisë kanë filluar të ngrihen përsëri.

Megjithëse organizata e vendeve prodhuese të naftës OPEC me në krye Arabinë Saudite që në fillim të tensionimit ka dhënë siguri se do të kompensohen humbjet që do të burojnë nga Libia, prodhuesja e dymbëdhjetë më e madhe në botë e naftës, shqetësimi se çmimet do të rriten edhe më tej ende vazhdon.

Çmimet e naftës për shkak të zhvillimeve këto javët e fundit si tërmeti dhe cunami në Japoni, po ndjekin një trend me ulje dhe ngritje.

Kurse operacioni ajror në Libi po i rrit përsëri çmimet e naftës. Fuçia e naftës së papërpunuar Brent, në Bursën e Londrës u rrit 2 dollarë.

Kurse çmimi i naftës së papërpunuar amerikane u rrit mbi vlerën 103 dollarë.

Zhvillimet e përjetuara në Afrikën e Veriut dhe në Lindje të Mesme dhe gjendja e turbullt po bëhen shkasë të shqetësimeve dhe kjo shkakton rritjen e çmimeve të naftës.

Vërehet se gjatë 3 muajve të parë çmimet e naftës janë rritur 20%.

Megjithëse deklaratat e OPEC-ut e kanë qetësuar disi tregun, operacionet ajrore në Libi rrisin shqetësimin. Por burim i shqetësimit nuk është vetëm Libia.

Sipas disa specialistëve, edhe Bahrejni një nga vendet e tensionuara këto kohët e fundit, megjithëse nuk është një ndër prodhuesve kryesorë të naftës është në një pozitë kritike...

Kriza në Bahrejn në rast se përhapet edhe nëpër vendet e tjera të Lindjes së Mesme prodhuese të naftës, mund të shkaktojë një rritje edhe më të madhe të çmimeve.

Rritjet e çmimeve të naftës përforcojnë shqetësimin e investitorëve për rritjen e inflacionit, në veçanti nëpër vendet ekonomitë e të cilave janë në zhvillim e sipër. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)