Çmimet e naftës rriten pasi rënia e rezervave në SHBA
New York, 28 korrik - Çmimet e naftës janë rritur pas rënies së vlerësuar të rezervave të naftës së papërpunuar në SHBA duke shënuar një rikthim të kërkesës në vend.
Nafta e standardit ndërkombëtar Brent u tregua në 99,66 dollarë për fuçi mëngjesin e sotëm, me një rritje prej 0,2 për qind nga seanca e djeshme që u mbyll në 99,46 dollarë për fuçi.
Ndërsa standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) u tregtua në 95,55 dollarë për fuçi, respektivisht me një rritje prej 0,6 për qind krahasuar me seancën e djeshme që u mbyll në 94,98 dollarë për fuçi.
Instituti Amerikan i Naftës (API) mbrëmë vonë njoftoi parashikimin për një rënie të inventarit të benzinës në SHBA për 4,03 milionë fuçi, duke tejkaluar pritjet e tregut për një rritje prej 1,12 milion fuçi.
Parashikimi i rënies kaq të madhe të inventarit sinjalizon rikuperimin e kërkesës në SHBA, duke lehtësuar shqetësimet e investitorëve për rënien e kërkesës, që nga ana tjetër mban çmimet më të larta.
Administrata e Informacionit për Energjinë (EIA) e SHBA-së do të publikojë të dhënat zyrtare të rezervave të naftës sot më vonë. Çmimet e naftës do të vazhdojnë të rriten nëse EIA-ja sinjalizon rënie të niveleve të rezervave.
Megjithatë, problemet e kërkesës akoma vazhdojnë mes pasigurive para vendimit të Rezervës Federale të SHBA-së për normat e interesit sot më vonë.
Një njoftim nga administrata e presidentit Joe Biden tha se do të lëshojë 20 milionë fuçi shtesë të naftës në tregun global nga Rezervat Strategjike të Naftës (SPR), duke u mbështetur në shitjet e përfunduara prej mbi 125 milionë fuçi nafte.
Duke përmendur një analizë të re nga Departamenti i SHBA-së, në njoftim theksohet se këto lëshime, të kombinuara me lëshime të koordinuara nga partnerët ndërkombëtar, kanë ulur çmimet deri në rreth 0,40 dollarë për gallon.