Çmimet e naftës rriten në 92 dollarë për fuçi
New York, 14 janar - Çmimet e naftës kanë vijuar të rriten, duke iu afruar vlerës prej 92 dollarë për fuçi, pas lajmeve për pakësimin e rezervave në Shtetet e Bashkuara, që mund të jetë tregues për rritjen e kërkesës.
Të mërkurën, qeveria amerikane raportoi se rezervat e naftës në ekonominë më të madhe në botë janë zvogeluar në 2.15 milionë fuçi, transmeton Reuters.
Një fuçi nafte e papërpunuar për dërgesat e shkurtit në bursën e Nju Jorkut sot u tregtua për 91.88 dollarë, ndërsa në bursën e Londrës për 98.23 dollarë.