Çmimet e naftës në tregun e Londrës më të lartat
Londër, 2 gusht - Çmimet e naftës në tregun londinez sot arritën nivelin më të lartë gjatë gjashtë javëve të fundit, me çrast tejkaloi 120 dollarë për një fuçi, si reagim i marrëveshjes së arritur për borxhin e SHBA-ve.
Marrëveshja për ngritjen e limitit për borxhin e Qeverisë amerikane, e cila përfshinë uljen e deficitit buxhetor për një trilionë dollarë gjatë dhjetë viteve të ardhshme, me mundësi për kursime shtesë prej 1.4 trilionë dollarë, rezultoi me shpërthim të lehtësimeve në bursat botërore.