03 Maj 2024

Çmimet e naftës në rënie të lehtë, tregjet ende te tendosura

New York, 6 janar - Çmimet e naftës regjistruan sot një rënie të lehtë në Azi, pas një rritjeje një ditë më parë, por tendenca mbetet në rritje në tregje për shkak të tensioneve me Iranin, theksuan analistët.

Në këmbimet e mëngjesit, një fuçi naftë bruto "light sweet crude" (WTI) për livrim në muajin shkurt pësoi një rënie me 24 cent duke u shitur me 102,98 dollarë, në raport me ditën e djeshme.

Nafta Brent e Detit të Veriut humbi 75 cent duke u shitur me 112,95 dollarë.

''Mundësia e një embargoje evropiane për naftën iraniane, që do të vendoset gjatë një takimi të këshillit të ministrave të Punëve të Jashtme më 30 janar, do të sjellë rritje të vazhdueshme të çmimeve'', nënvizojnë analistët e kabinetit Phillip Futures.

"Embargoja do të nxisë Teheranin të gjejë blerës të tjerë për naftën. Vendet e Bashkimit Evropian blejnë rreth 450 000 fuçi naftë në ditë nga 2,6 milionë fuçi naftë që shet Irani në eksport'', theksoi ai.

Shefi i diplomacisë franceze, Alain Juppe njoftoi në Lisbonë se Bashkimi Evropian mund të miratojë këtë masë embargoje mbi eksportet e naftës të Iranit, gjatë një takimi në Bruksel më 30 janar.

Një ditë më parë në New York, një fuçi naftë bruto për livrim në muajin shkurt u shit me 103,22 dollarë në New York Mercantile Exchange, një rritje prej 26 cent.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)