Çmimet e naftës në Kosovë ende mbesin të larta
Nga kjo rezulton se në Kosovë nafta është ulur vetëm për 10 për qind.
Gjatë ditës së djeshme Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka bërë me dije se nuk do të ndërhyjë në përcaktimin e çmimit të naftës në vend pasi sipas saj nuk ka dallim të madh me vendet e rajonit.
Ndryshe pritet qe çmimi e naftës të prekë edhe Maqedoninë gjatë javës se ardhshme. Sipas eksperteëve, pritet që nga e hëna çmimi i naftës do të bierë në 50 denarë ose 81 cent, ndërsa benzina do të bie ndër 60 denarë ose rreth 97 cent.
Ndërsa përsa i përket Shqipërisë nafta dhe benzina vazhdojnë të qëndrojnë në nivele të larta, rreth 170-180 lekë, ose e konvertuar në monedhën europiane rreth 1.3 euro duke patur edhe çmimin më të lartë në rajon dhe jo vetëm.
Gjatë kësaj jave një fuçi naftë u shit me 47 dollarë, që është çmimi më i ulët në gjashtë vitet e fundit.
Rënia e çmimit të naftës është si rezultat i shtimit të ofertës dhe i dobësimit të kërkesës, sidomos në Evropë, Kinë dhe Japoni, për shkak të krizës ekonomike dhe financiare.