Çmimet e naftës në botë shënojnë ulje të ndjeshme
Prishtinë, 3 dhjetor - Fuçitë e naftës po tregtohen në nivelet e 67 – 71 dollarë duke pësuar një ulje me 10 dollarë nga çmimet historike të dy javëve më parë.
Në Kosovë rritja e çmimit të naftës shkoi deri në 1 euro e 28 cent e që shënoj një rritje gati 40% brenda 6 muajsh.
Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar edhe në rritjen e çmimeve të produkteve tjera ushqimore të cilat po rriten me një ritem jashtëzakonisht të lartë dhe të pa arsyeshem duke u vështersuar jetën qytetarëve.
Nafta është edhe një nga produktet kryesore që po udhëheq rritjen e inflacionit në vend, si dhe ndikon në ekonominë e përgjithshme duke rritur çmimet e produkteve të tjera.