25 Dhjetor 2024

Çmimet e naftës kanë shënuar ulje për rreth 25 për qind

Prishtinë, 9 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për herë të parë ka përgatitur publikimin "Efiçienca e energjisë në Kosovë" për periudhën 2011-2016.

Qëllimi i këtij publikimi është të paraqes treguesit e efiçiencës së energjisë për sektorët e industrisë dhe ekonomive familjare.

Prodhimi total i energjisë primare ka pasur ngritje gjatë periudhës 2011-2016 prej 1.793 Mtoe në 2.010 Mtoe rreth 12.12% (ose 2.4% në vit).

Prodhimi kishte tendencë të ulet deri në vitin 2014 (rënia më e madhe ishte në vitin 2014), kurse rritja kishte filluar nga viti 2015, kurse në vitin 2016 ka arritur 2.01 Mtoe.

Çmimet e naftës gjatë periudhës 2011 - 2016 kanë shënuar ulje graduale nga viti në vit, ku në vitin 2011 çmimi për një litër naftë ishte 1.24 euro/l, kurse nw vitin 2016 çmimi për litër naftë  ishte 0.93 euro/l, apo  kemi një ulje të çmimit të naftës  për rreth 25%. 

Çmimet e benzinës gjatë periudhës 2011 - 2016 kanë shënuar  po ashtu ulje graduale nga viti në vit, ku në vitin 2011 çmimi për një litër benzinë ishte 1.24 euro/l kurse ne vitin 2016 çmimi për litër ishte 0.98 euro/l, qw i bie një ulje të çmimit të benzinës përreth 21%.

Intensiteti i prodhimit primar dhe intensiteti final i BPV-së u rrit në vitin 2016, krahasuar me vitin 2011 respektivisht nga 12.12% nw 11.52%
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)