04 Janar 2025

Çmimet e naftës kanë rënë sot për rreth 5 për qind në tregun e Azisë

Doha, 18 prill - Çmimet e naftës kanë rënë sot për rreth 5 për qind në tregun e Azisë, pas përfundimit të një takimi mes vendeve prodhuese të naftës një ditë më parë në Katar, të cilat nuk arritën marrëveshje bazuar në një plan që synon rritjen e çmimeve globale të naftës.

Ministri rus i Energjisë, Aleksandr Novak, tha në fund të këtij takimi në Doha se Kremlini nuk është optimist rreth arritjes së një marrëveshje të mundshme për ngrirjen e prodhimit të naftës, për shkak të “debateve të nxehta” që pati gjatë konferencës, si dhe “pozitës së Iranit”.

Irani, vend anëtar i OPEC-ut (Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës) nuk mori pjesë në takimin e Dohas dhe insiston se nuk do ta kufizojë prodhimin e tij, derisa ai t’i arrijë nivelet që kishte para vënies së sanksioneve ndërkombëtare.

Me këto sanksione që tani janë tërhequr, pas marrëveshjes bërthamore të nënshkruar mes Iranit dhe fuqive botërore vitin e kaluar, Teherani dëshiron që ta rrisë prodhimin ditor të naftës me 1 milion fuçi në ditë.

Arabia Saudite thotë se çdo ngrirje e prodhimit duhet të jetë e detyrueshme për të gjithë prodhuesit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)