Çmimet e naftës kanë rënë në nivelin më të ulët
New York, 4 qershor - Çmimet e naftës kanë rënë në nivelin më të ulët të 8 muajve të fundit.
Çmimet ishin në rënie edhe gjatë javës së kaluar, duke arritur kështu në nivelin më të ulët të 8 muajve të fundit.
Me lajmet negative në lidhje me të dhënat e punësimit në SHBA, edhe çmimet e naftës kanë rënë në nivelin 82 dollarë, që është edhe niveli më i ulët i arritur këto muajt e fundit.
Nafta amerikane e papërpunuar, e cila do të jetë në treg në muajin korrik, sot në tregjet e Azisë duke rënë 1,09 dollarë ka arritur vlerën 82,14 dollarë.
Kurse nafta e papërpunuar e tipit Brent e Londrës a gatshme për shitje në treg për muajin korrik sot me një rënie 1,04 dollarë ka arritur në nivelin e 97,36 dollarëve.