Çmimet e naftës fillojnë të bien
New York, 25 qershor - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka marrë vendim që të nxjerrë në treg 60 milionë fuçi nafte.
Nëpër tregjet e lehtësuara me këtë lajm, çmimet e naftës kanë filluar të bien.
Këto muajt e fundit me në krye luftën e brendshme në Libi, ndërprerjet e ofertave kanë bërë që çmimet e naftës të rriten.
Kur rritja e kërkesës prej vendeve në zhvillim të Azisë u bashkua me kryengritjet nëpër vendet prodhuese të naftës, çmimi i një fuçie nafte e tejkaloi vlerën 100 dollarë.
Me deklaratën që erdhi nga Agjencia, çmimi i naftës së papërpunuar brent ra 6 dollarë dhe u bë 107 dollarë. Kurse çmimi i naftës amerikane të papërpunuar duke rënë 4,70 dollarë ka arritur vlerën 90,70 dollarë.