Çmimet e naftës bien serish si pasojë e rekordit të prodhimit të OPEC
New York, 11 dhjetor - Çmimet e naftës ranë të enjten, pasi Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) shënoi në nëntor një rekord në 3 vitet e fundit, në prodhimin e naftës bruto.
Gjatë muajit nëntor vendet e OPEC-ut prodhuan 31.70 milion fuçi naftë në ditë, mbi 230 mijë fuçi më shumë se sa muajin e mëparshëm, theksohet në raportin mujor të tregut të naftës, publikuar nga OPEC.
Ky kartel është përgjegjës për prodhimin e rreth 40 për qind të naftës bruto në nivel botëror. Të premten e kaluar OPEC-u vendosi të mbajë të pandryshuar prodhimin e naftës bruto, për shkak të tejmbushjes së tregut.
Raporti i OPEC-ut i referohet të dhënave të prodhimit aktual të naftës bruto nga ShBA-ja, Britania, Brazili, Rusia dhe Kina.