06 Janar 2025

Çmimet e naftës bien nën 35 dollarë

New York, 6 janar - Sot për herë të parë pas 11 vite çmimet e naftës kanë shënuar rënie rekorde, pasi që nafta e papërpunuar brent ka rënë në 34.88 dollarë për fuçi në Londër.

Në Shtetet e Bashkuara, ndërkaq, çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë për 3.3 përqind, përkatësisht në 34.77 dollarë për fuçi.

Çmimet e naftës në botë kanë rënë për 70 përqind qysh në mes të vitit 2014.

Kësaj i ka kontribuar furnizimi i tepërt global, si dhe vendimi i Kongresit të Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund ndalesës 40-vjeçare të eksportit të naftës së papërpunuar, që prodhohet në vend.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, historikisht, ka shkurtuar prodhimin për të mbështetur çmimet.

Por, e udhëhequr nga Arabia Saudite - deri më tash anëtarja më e fuqishme e organizatës - ajo ka refuzuar të shkurtojë furnizimin këtë herë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)