Çmimet e naftës bien në 81 dollarë
New York, 24 nëntor - Çmimet e naftës së papërpunuar kanë rënë sot në 81 dollarë për fuçi, pas forcimit të lehtë të dollarit amerikan, dhe shqetësimeve të tregjeve që u shkaktuan nga incidenti ndërmjet dy Koreve.
Në bursën e New Yorkut, nafta u tregtua për 26 centë më pak, pas rënies së djeshme të çmimit prej 71 centë.