23 Dhjetor 2024

Çmimet e naftës arrijnë nivelin më të lartë që nga shtatori i 2008

New York, 8 mars - Çmimet e naftës në botë u ngritën sot edhe më shumë, duke arritur në nivelin më të lartë që nga shtatori i vitit 2008.

Në bursën e Londrës, çmimi i naftës së papërpunuar u ngrit me 2.53 dollarë për fuçi, duke arritur në 118.50 dollarë për fuçi. Edhe në New York çmimet u ngritën ndjeshëm.

Ekonomistët thonë se çmimi i naftës po ngrihet nga shqetësimet se konflikti në Libi mund të shtrihet në vendet e tjera prodhuese të naftës në Afrikën veriore dhe në Lindjen e Mesme.

Eksportet e naftës së Libisë janë shkurtuar me rreth 1 milion fuçi në ditë nga 86 milion fuçi që konsumon ekonomia botërore çdo ditë.

Prodhues të tjerë të naftës kanë një kapacitet prej rreth 4 milion fuçi në ditë dhe çdo ndërprerje eksporti do të shkaktonte proble në gjithë botën.

Ngritja e çmimit të naftës pasohet edhe me shtimin e shqetësimeve rreth ngritjes së inflacionit, i cili mund të pengojë rimëkëmbjen e ekonomisë globale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)