26 Dhjetor 2024

Çmimet e larta të karburanteve në tregun e Shqipërisë me pasoja në ekonomi

Tiranë, 8 gusht - Konfindustria shpreh shqetësimin e saj për vazhdimësinë e cmimeve mjaft të larta të karburanteve në tregun vendor me pasoja të drejtpërdrejta të rënda në zhvillimin ekonomik te vendit.

Gjergj Buxhuku Administrator i Pergjithshem i Konfindustrisë ka thenë se çmimet e larta në tregun vendor janë në kundërshtim të plotë me kahjet e forta rënëse dhe cmimet e ulta të karburanteve prej një kohe të gjatë në tregjet boterore. Vetëm në 5 mujorin e parë të 2017 cmimi botëror i naftës ka rënë me 20% pa asnjë pasqyrim në tregun shqiptar.

"Eshtë e papranueshme, që Shqipëria edhe pse është një vend me rezerva të konsiderueshme të naftës dhe vend me nivel të ulët të jetesës, sot është vendi me cmimin më të lartë të karburanteve në rajon dhe në vendin e 25 në shkallë botërore për shtrenjtësi sipas vlerësimit të agjencive ndërkombëtare të fushës", ka theksuar Buxhuku.

Konfindustria vlerëson, se cmimi i lartë i karburanteve bashkuar me cilësinë mjaft të dobët të tyre, përbën një arsye madhore, që rrit koston e prodhimeve&shërbimeve të industrive vendore dhe godet ashpër mirëqenien e qytetarëve shqiptare.

Njëkohësisht, cmimet e larta të karburanteve janë arsyet e rëndesishme, që ulin ndjeshëm fuqinë konkuruese të vendit në tërheqjen e investimeve të huaja.

Konfindustria vlerëson, se duhet të jetë objektiv strategjik i qeverisjes pas zgjedhjeve të 25 qershorit përmirësimi thelbesor i mënyrës së sotme të ndërtimit të funksionimit, vëzhgimit dhe rregullimit të tregut strategjik të karburanteve.

Buxhuku ka theksuar se tregu i karburanteve është më i madhi në ekonominë shqiptare me mbi 1 miliard euro/qarkullim vjetor dhe 10% te PPB dhe me ndikim te drejtperdrejte në gjithë sektorët e ekonomisë kombetare.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)