Çmimet e konsumit shënojnë rritje për 0.4 për qind
Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.4% në shkurt 2019.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.4% në muajin shkurt 2019, krahasuar me muajin janar 2019.
Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra 0.5%; pemë 4.9%; perime 5.7%; veshje 2.9%; këpucë 1.7% me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.5 për qind në IHÇK.
Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupi i COICOP-it: energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera -1.6%; rënia e çmimit të drunjve të zjarrit për ngrohje, me një ndikim të këtij nëngrupi prej -0.1% në IHÇK.
Ndërkaq, shkalla vjetore e inflacionit, e matur në muajin shkurt 2019 me muajin shkurt 2018 ishte 3.2%.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 3.2% në muajin shkurt 2019, krahasuar me muajin shkurt 2018.
Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra 10.5%; mish 3.6%; qumësht, djathë dhe vezë 6.2%; perime 29.0%; pije alkoolike 2.9%; duhan 3.6%; mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake 3.0%; përdorim i pajisjeve për transportin personal 4.4%; ngritja e çmimit të naftës dhe benzinës, shërbimet hoteliere 1.5%; kujdes personal 2.1%; gjëra personale 3.8%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3.4 për qind në IHÇK.
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupi i COICOP-it: pemë -11.0%, me një ndikim të këtij nëngrupi prej -0.2 % në IHÇK.