23 Dhjetor 2024

Çmimet e konsumit pësuan rënie prej 0.2 për qind në muajin maj

Prishtinë, 11 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin maj të vitit 2019.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte (-0.2%) në muajin maj 2019.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej (-0.2%) në muajin maj 2019, krahasuar me muajin prill 2019.

Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupi i COICOP-it: perime (-11.3%), me një ndikim të këtij nëngrupi prej (-0.4%) në IHÇK.

Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (0.6%); pemë (4.4%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (0.8%)-(ngritje e çmimeve të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 për qind në IHÇK.

Ndërkaq, shkalla vjetore e inflacionit e matur në muajin maj 2019 me muajin maj 2018 ishte 3.4%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 3.4% në muajin maj 2019, krahasuar me muajin maj 2018. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (12.9%); mish (4.7%); qumësht, djath dhe vezë (3.4%); perime (21.6%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (1.5%); kafe, çaj dhe kakao (3.5%); pije alkoolike (1.5%); duhan (3.8%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (2.7%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (3.7%) - (ngritje e çmimeve të drunjve të zjarrit); qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (1.6%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (3.9%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (3.6%)-(ngritje e çmimeve të naftës dhe benzinës); shërbimet hoteliere (1.2%); kujdes personal (1.2%); ari dhe orë (2.9%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3.7 për qind në IHÇK.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-7.9%); shërbime për transport (-3.5%)-(rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3%) në IHÇK. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)