21 Prill 2025

Çmimet e konsumit pësaun rënie në një mesatare prej -0.2%

Prishtinë, 13 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin maj 2016.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit prej muajit janar 2016 publikohet me vitin bazë 2015=100.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej

(-0.2%) në muajin maj 2016, krahasuar me muajin prill 2016. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet: bukë dhe drithëra (-0.6%); vajëra dhe yndyra (-1.0%); perimet (-5.9%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.4%) në IHÇK.

Ngritje e çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: pemë (3.7%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (1.9%) - (ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (0.2%) në IHÇK.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin maj 2016 me muajin maj 2015 ishte -0.1%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej

(-0.1%) në muajin maj 2016, krahasuar me muajin maj 2015. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet: bukë dhe drithëra (-3.7%);   perime (-6.4%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme, që kanë të bëjnë me vendbanimin (-6.7%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-5.3%) - (përshkallëzimi i TVSH-së me 8.0% nga muaji shtator i vitit 2015 te buka dhe drithërat, qumështi, djathi dhe vezët, ujë dhe rryma ka ndikuar në rënie të IHÇK-së, në një masë prej (-0.7%), përdorim i pajisjeve për transportin personal (-9.4%) - (rënie e çmimit të naftës dhe benzinës) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.6% në IHÇK.

Ngritje e çmimeve të konsumit në këtë periudhë vërehet te nëngrupet: mish (1.5%); vajëra dhe yndyra (5.4%); sheqer dhe ëmbëlsira (8.2%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (2.2%); pije alkoolike (9.6%); duhan (10.8%); veshje (3.0%); orendi dhe aparatura, qilima dhe shtroja të tjera për dysheme (2.0%); prodhime dhe pajisje mjekësore (3.4%); blerje e automjeteve (1.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.5% në IHÇK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)