Çmimet e konsumit për muajin maj pësuan rënie për 0,1 për qind
Prishtinë, 13 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK) për muajin maj 2014.
Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Konsumit në Kosovë për muajin maj 2014 pësoi rënie për -0,1 për qind, krahasuar me muajin prill 2014. Shkalla e inflacionit e matur në muajin maj 2014 me muajin maj 2013 ishte 0,5 për qind.
Për maj 2014 krahasuar me prill 2014 është -0.1 për qind.
Rënia e Indeksit të Çmimeve të Konsumit vërehet te nëngrupet: Perimet -2,5 për qind, drutë e zjarrit -1,9 për qind me një ndikim të përbashkët prej -0,2 për qind në IÇK-it.
Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve te nëngrupi: Pemë 4,2 për qind me një ndikim prej 0,1 për qind në IÇK.
Për maj 2014 krahasuar me maj 2013 është 0,5 për qind.
Ngritje e Indeksit të Çmimeve të Konsumit vërehet te nëngrupet: Mishi 3,0 për qind, qumështi, djathi dhe vezët 2,6 për qind, duhani 6,9 për qind, veshjet 3,0 për qind, këpucët 4,4 për qind, rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera për 5,4 për qind(drutë e zjarrit), shërbimet hoteliere 2,8 për qind me një ndikim të përbashkët prej 1,3 për qind në IÇK.
Po ashtu ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupet: Buka dhe drithërat -5,0 për qind, vajrat dhe yndyrat -11,4 për qind, pemët -2,1 për qind, sheqeri dhe ëmbëlsirat -5,6 për qind me një ndikim të përbashkët prej -0,8 për qind në IÇK.