Çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 1 për qind
Prishtinë, 15 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) gjegjësisht Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare publikoi sot Indeksin e Çmimeve të Konsumit për muajin Shkurt 2012.
Indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit në Kosovë është më i lartë për 1.0 për qind në muajin shkurt 2012 krahasuar me muajin janar 2012.
Shkurti i vitit 2011 krahasuar me muajin janar 2011 ishte me çmime më të larta për 2.2 për qind. Shkalla e inflacionit e matur në muajin shkurt 2012 me muajin shkurt 2011 ishte 1.7 për qind.
Shkurt 2012 - Janar 2012 1,0 për qind
Çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 1.0 për qind në muajin shkurt 2012 krahasuar me muajin janar 2012.
Ngritje e çmimeve vërehet te grupi i rrymës, gazit dhe lëndëve djegëse të tjera për 7.7 për qind shkaku ishte ngritja e çmimit të drurit për ngrohje për 33.5 për qind, perimet për 7.1 për qind dhe pemët për 8.4 për qind.
Rënie e çmimeve kryesisht vërehet te pajisjet, shërbimet telefonike dhe të telefaksit (-4,5 për qind)-( rënie e çmimeve për thirrje ndërkombëtare ) me një ndikim prej -0,2 për qind në IÇK-it
Shkurt 2012 - Shkurt 2011 1,7 për qind
Çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 1.7 për qind në muajin shkurt 2012 krahasuar me muajin shkurt 2011.
Ngritje e çmimeve kryesisht vërehet te përdorimi i pajisjeve për transportin personal-(nafta dhe benzina) për (9.6 për qind), rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera për (10.7 për qind)- shkaku ishte ngritja e çmimit të drurit për ngrohje për (44.2 për qind), mishi (4.8 për qind), duhani (8.9 për qind), qumështi, djathi dhe vezët (4.5 për qind), pemët (5.1 për qind), kafja, çaji dhe kakao (9.4 për qind), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (3,3 për qind), veshja (2.1 për qind), furnizimi me ujë dhe shërbimet e ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (12.5 për qind), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (4,3 për qind) dhe shërbimet hoteliere për (2,3 për qind).
Rënie e çmimeve kryesisht vërehet te buka dhe drithërat për -8.4 për qind, perimet -6.1 për qind, vajrat dhe yndyrat -5.0 për qind, sheqeri dhe ëmbëlsirat -3.9 për qind dhe pajisjet, shërbimet telefonike dhe të telefaksit -4.1 për qind rënie e çmimeve për thirrje ndërkombëtare.