28 Dhjetor 2024

Çmimet e konsumit në Kosovë rriten për 0.1 për qind

Prishtinë, 12 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin nëntor të vitit 2016. 

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0.1 për qind në muajin nëntor 2016, krahasuar me muajin tetor 2016.

Ngritja e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet e COICOP-it: sheqeri dhe ëmbëlsirat (2.4 për qind); duhani (1.3 për qind); kafja, çaji dhe kakao (1.4 për qind); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 për qind në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupi i pemëve për (-5.8 për qind) me një ndikim prej (-0.1 për qind) në IHÇK.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin nëntor 2016 me muajin nëntor 2015 ishte 0.9 për qind.

Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.9 për qind në muajin nëntor 2016, krahasuar me muajin nëntor 2015 në këtë periudhë vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it.

Ngritje e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: mish (1.3 për qind); qumësht, djath dhe vezë (2.1 për qind); sheqer dhe ëmbëlsira (9.3 për qind); kafe, çaj dhe kakao (1.4 për qind); duhan (6.4 për qind); veshje (3.1 për qind); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (1.2 për qind); përdorim i pajisjeve për transportin personal (1.2 për qind); shërbime për transport (7.5 për qind) - (ngritje e çmimit të biletave me aeroplan) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.2 për qind në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-3.7 për qind); perime (-5.0 për qind) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3 për qind) në IHÇK. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)