20 Prill 2025

Çmimet e konsumit në Kosovë ngriten për 0,6 për qind

Prishtinë, 10 janar - Agjencia e Statistikave të Kosovë (ASK) gjegjësisht Departamenti i Statistikave të Ekonomisë dhe Llogarive Kombëtare, ka publikuar sot, Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK) për muajin dhjetor 2012.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit në Kosovë sipas ASK-së është më i lartë për 0,6 për qind në muajin dhjetor 2012 krahasuar me muajin nëntor 2012.

Dhjetori i vitit 2011, krahasuar me muajin nëntor 2011, ishte me çmime më të larta për 0,4 për qind. Shkalla e inflacionit e matur në muajin dhjetor 2012 me muajin  dhjetor  2011 ishte  3,7 për qind.

Shkalla mestare vjetore e inflacionit në vitin 2012 ishte 2,5 për qind.

Dhjetor 2012 - Nëntor 2012  0,6 për qind

Çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 0,6 për qind në muajin dhjetor 2012 krahasuar me muajin nëntor 2012. Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: Perimet (5,3 për qind) dhe duhani (7,1 për qind) që secila nëngrup ndikoj me 0,3 për qind në IÇK-it.

Dhjetor 2012 - Dhjetor 2011 3,7 për qind

Çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 3,7 për qind në muajin dhjetor 2012, krahasuar me muajin dhjetor 2011. Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupi: Duhani (15,3 për qind) me një ndikim prej 0,6 për qind. Buka dhe drithërat (5,8 për qind), perimet  (11,2 për qind) që secila nëngrup ndikoj me 0,5 për qind.

Rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera për (7,6 për qind) me një ndikim prej 0,4 për qind. Pemët (12,2 për qind), gazetat, librat dhe materialet për zyra (18,7 për qind)-(ngritje e çmimit të gazetave) që secila nëngrup ndikoj me 0,3 për qind. Mishi (3,0 për qind), qumështi, djathi dhe vezët (2,2 për qind), vajrat dhe yndyrat (14,3 për qind) që secila nëngrup ndikoj me 0,2 për qind.

Kafja, çaji dhe kakao (7,2 për qind), veshja (1,8 për qind), këpucët (5,4 për qind), furnizimi me ujë dhe shërbimet e ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (11,8 për qind), orenditë dhe aparaturat, qilimat dhe shtrojat tjera për dysheme (3,5 për qind), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (1,1 për qind), shërbimet hoteliere(1,7 për qind) që secila nëngrup ndikoj me 0,1 për qind në IÇK-it.

Rënie e çmimeve vërehet te nëngrupi: Pajisjet, shërbimet telefonike dhe të telefaksit (-4,9 për qind)-(rënie e çmimeve për thirrje ndërkombëtare) me një ndikim prej -0,2 për qind në IÇK-it.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)