28 Dhjetor 2024

Çmimet e konsumit në Itali kanë rënë për herë të parë që nga 1959

Romë, 5 janar - Sipas vlerësimeve të përkohshme nga zyra kombëtare e statistikave, ISTAT, çmimet e konsumit në Itali kanë rënë brenda vitit 2016 për herë të parë që nga viti 1959.

“Çmimet ishin nën 0,1 për qind në vitin 2016 pasi viti 2015 preku një inflacion prej 0,1 për qind”, njofton ISTAT.

Inflacioni bazë, ku përjashtohet çmimi i energjisë dhe të ushqimeve të papërpunuara, ishte në 0,5 për qind vitin e kaluar krahasuar me 0,7 për qind në vitin 2015.

Indeksi i çmimeve të konsumit kombëtar në muajin dhjetor të vitit 2016 u rrit me 0,4 për qind në bazat mujore dhe me 0,5 për qind në krahasim me muajin dhjetor të vitit 2015.

Megjithatë, kjo nuk është e mjaftueshme për të kompensuar shifrën e përgjithshme vjetore, sipas të dhënave të ISTAT.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)