24 Dhjetor 2024

Çmimet e konsumit më te larta për 1.5 për qind

Prishtinë, 1 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës ASK ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” IHÇK për vitin 2017.

Publikimi vjetor i Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit IHÇK i harmonizuar sipas konceptit ndërkombëtar, është implementuar nga muaji janar i vitit 2015 dhe përmban seritë kohore në baza vjetore për periudhën 2002 - 2017 të rillogaritur me vitin bazë 2015.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit IHÇK në vend në vitin 2017 ishte më i lartë në një mesatare prej 1.5 për qind  krahasuar me vitin 2016.

Kjo, kryesisht është shpjeguar me rritjen e çmimeve të konsumit te: përdorimi i pajisjeve për transportin personal 5.8% me një ndikim prej 0.4 për qind; rryma, gazi dhe lëndët djegëse të tjera 6.0% me një ndikim prej 0.3 për qind; duhani 5.7% me një ndikim prej 0.2 për qind; buka dhe drithërat 0.7%; mishi 1.0%; qumështi, djathi dhe vezët 2.1%; pemët 7.3%; sheqeri dhe ëmbëlsirat 4.6%; kafja, çaji dhe kakao 8.1%; uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet 1.1%; këpucët 3.7%, ku secili nëngrup ndikoi me 0.1 për qind në IHÇK.

Kurse, rënie e çmimeve mund të vërehet te: blerja e automjeteve -1.4%; pajisjet audio-vizuele, fotografike dhe për përpunimin e informative -5.8%, ku secili nëngrup ndikoi me
-0.1 % në IHÇK.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)