Çmimet e importit u ngriten për 1.0 për qind
Prishtinë, 23 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) gjegjësisht Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare publikoj sot Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e katërt 2011 sipas te cilit çmimet e importit u ngrit për 1.0 për qind mes tremujorin e tretë dhe tremujorin e katërt.
Nderkaq Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2010 çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 6.9 për qind.
Çmimet e Importit në Kosovë u ngriten në një mesatare prej 1.0 për qind mes TM3 2011 dhe TM4 2011. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te tekstili dhe artikujt e tekstilit 11.9 për qind, vajrat ushqyese 5.3 për qind, artikujt ushqimor të përgaditur, pijet dhe duhani 2.5 për qind, produktet minerale 2.0 për qind, produktet e industrive kimike 1.9 për qind, shtazët e gjalla; produktët e shtazëve 1.5 për qind, instrumentet optike, fotografik, matës, medicinal dhe muzikorë dhe mekanizmat e orës 1.3 për qind,artikujt e ndryshëm të prodhuar 0.9 për qind dhe artikujt e gurit, llaçit,produktet e keramikës dhe të qelqit 0.6 për qind.
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve te sektoret letrat dhe artikujt e saj -2.2 për qind, plastika,kauçuku dhe artikujt e tyre -1.7 për qind, mjetet e transportit -1.4 për qind, këpucet -1.1 për qind, druri dhe artikujt e tij -0.4 për qind, produktet bimore dhe metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë -0.2 për qind.
Tremujori i katërt 2010 Tremujori i katërt 2011 6.9 për qind
Çmimet e Importit në Kosovë janë ngritur në një mesatare prej 6.9 për qind mes TM4 2010 dhe TM4 2011. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te produktet minerale 18.0 për qind, te këpucet 17.5 për qind, vajrat ushqyese 14.7 për qind, te tekstili dhe artikujt e tekstilit 12.5 për qind, produktet bimore 11.1 për qind,plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre 9.6 për qind, shtazët e gjalla; produktët e shtazëve 6.1 për qind, letrat dhe artikujt e saj 5.0 për qind,mjetet e transportit 4.6 për qind, artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit 3.3 për qind, artikujt ushqimor të përgaditur, pijet dhe duhani 2.8 për qind, druri dhe artikujt e tij 2.7 për qind artikujt e ndryshëm të prodhuar 2.3 për qind, produktet e industrive kimike 2.1 për qind dhe paisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 1.1 për qind.
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia te sektori metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë -0.4 për qind.