09 Janar 2025

Çmimet e importit në Kosovë pësuan rënie prej 0.5 për qind

Prishtinë, 16 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e  Çmimeve të Importit për tremujorin e parë (TM1) të vitit 2015

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pësoi rënie për -0.5 % në TM1 2015, krahasuar me TM4 2014, ndërsa krahasuar me TM1 2014 çmimet e importit pësuan rënie në një mesatare prej -1.4 %.

Çmimet e importit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej -0.5 % në TM1 2015 krahasuar me TM4 2015. Rëniet më të mëdha të çmimeve ishin në sektorët e produkteve minerale  (-11.1 %), plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-3.9 %), metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-2.4 %), këpucët (-1.6 %), druri dhe artikujt e drurit (-0.5 %), mjetet e transportit (-0.3 %),  artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.1 %) dhe artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe qelqit ( -0.1 %).

Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve në sektorët produkteve bimore (24.0 %), vajrat ushqyese  (4.4 %), pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (4.1 %), artikujt e ndryshëm të prodhuar (3.6 %), instrumentet optike, fotografik, matës, medicinal,  muzikor dhe mekanizmat e orës (2.8 %), letrat dhe artikujt e saj (1.7 %),  shtazët e gjalla, produktet e shtazëve (1.5 %), produktet e industrive kimike (0.9 %), tekstili dhe artikujt e tekstilit  (0.4 %).

Tremujori i parë  2014  – tremujori i parë 2015 -1.4 %

Çmimet e importit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej -1.4 % në TM1  2014, krahasuar me TM1 2015. Rëniet më të mëdha sipas sektorëve ishin te produktet minerale  (-16.7 %), plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-4.9 %), metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-3.9 %), mjetet e transportit (-3.8 %), këpucët (-1.6 %) dhe  produktet e industrive kimike (-0.6 %).

Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te produktet bimore (19.8 %), pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (7.5 %), instrumentet optike, fotografik, matës, medicinal, muzikor dhe mekanizmat e orës (6.9 %), artikujt e ndryshëm të prodhuar (6.8 %), shtazët e gjalla, produktet e shtazëve (5.2 %), letrat dhe artikujt e saj (4.9 %), artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani (2.5 %) artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit ( 1.6 %), vajrat ushqyese  (1.5 %),  tekstili dhe artikujt e tekstilit  (0.4 %), druri dhe artikujt e drurit (0.1 %).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)