06 Janar 2025

Çmimet e importit në Kosovë pësuan rënie për 0.1 për qind

Prishtinë, 16 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indëksin e Çmimeve të Importit për tremujorin e tretë 2015.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pësoi rënie për -0.1% në TM3 2015 krahasuar me TM2 2015.

Rënie më të mëdha të çmimeve ishin sipas sektorëve: te shtazët e gjalla, produktet e shtazëve (-2.7%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-1.7 %); produktet minerale (-0.7 %); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.5 %); produktet bimore (-0.2%); mjetet e transportit (-0.2%) dhe këpucët (-0.1%).

Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve, te: vajrat ushqyese (4.7%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (3.0%); tekstili dhe artikujt e tekstilit (2.6%); letrat dhe artikujt e saj (1.7%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (0.8%); produktet e industrive kimike (0.3%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore dhe mekanizmat e orës (0.3%); druri dhe artikujt e drurit (0.1%) dhe artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit (0.1%).

Krahasuar me vitin e kaluar,  TM3 2014, çmimet e importit në TM3 2015 pësuan rënie në një mesatare prej -0.7%.

Rëniet më të mëdha, sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (-15.3%); mjetet e transportit (-4.2%); këpucët (-2.8%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-2.3%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-2.0%); druri dhe artikujt e tij (-1.0%); dhe shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (-0.5%).

Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritia e çmimeve sipas sektorëve te: produktet bimore (16.5 %); vajrat ushqyese (12.3%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (9.7%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (7.8%), pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (6.1%); letra dhe artikujt e saj (5.1%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit (1.9%); artikujt ushqimorë, të përgaditur, pijet dhe duhani (1.0 %); produktet e industrive kimike (0.6%) dhe tekstili dhe artikujt e tekstilit (0.6%).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)