10 Janar 2025

Çmimet e importit në Kosovë ngritën për 1.4 për qind

Prishtinë, 20 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Importit” (IÇIMP) TM1–2014.

Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Importit në Kosovë u ngritën për 1.4 për qind në TM1 2014 krahasuar me TM4 2013. Krahasuar me TM1 2013 Çmimet e Importit u ngritën në një mesatare prej 0.2 për qind.

Çmimet e Importit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 1.4për qind në TM1 2014 krahasuar me TM4 2013.

Ngritje më të mëdha të çmimeve ishin te sektorët produktet bimore (16.7për qind),shtazët e gjalla; produktet e shtazëve (5.1për qind), këpucët (1.4për qind),pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (0.8për qind),druri dhe artikujt e drurit (0.7për qind) dhe letra dhe artikujt e saj (0.4për qind).

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve te sektorët artikujt e ndryshëm të prodhuar (-6.1për qind), plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-2.0për qind), artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (-1.7për qind), metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-1.0për qind), artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.6 për qind), produktet e industrive kimike (-0.4 për qind), produktet minerale (-0.3për qind), tekstili dhe artikujt e tekstilit (-0.2për qind) dhe vajrat ushqyese (-0.1për qind).

Çmimet e Importit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 0.2për qind në mes TM1 2013 dhe TM1 2014. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te këpucët (15.8për qind), produktet bimore (15.6për qind), druri dhe artikujt e drurit (7.7për qind), shtazët e gjalla; produktet e shtazëve (6.2 për qind), letrat dhe artikujt e saj (4.4për qind), pajisjet e makinerisë , pajisjet elektrike (0.8për qind) artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit ( 0.2për qind).

Ngritja u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te vajrat ushqyese (-6.1për qind), artikujt e ndryshëm të prodhuar (-4.7për qind), produktet minerale (-4.0 për qind), metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-3.8për qind), tekstili dhe artikujt e tekstilit (-1.6për qind), produktet e industrive kimike (-1.4për qind), artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani (-1.3për qind), plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-1.3për qind) dhe mjetet e transportit (-0.8për qind). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)