Çmimet e import-eksportit të ShBA-së rriten papritur
Washington 15 gusht - Çmimet e importit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) u rritën papritur në korrik, por prirja e rritjes mbeti e dobët.
Sipas Departamentit të Punës, çmimet e importit u rritën me 0.2 për qind muajin e kaluar, teksa rritja e kostos së produkteve të naftës kompensoi uljen e çmimeve për mallrat kapitale dhe automjetet.
Çimimet e eksportit u rritën me 0.2 për qind, pasi rënies për dy muaj me radhë.