Çmimet e arit do të rriten
New York, 30 tetor - Çmimet e arit do të rriten. Parashikohet që çmimi i onsit deri në fund të vitit të arrijë në 1800 dollarë.
Investitorët e arit, kanë bërë parashikimin se çmimi i onsit të floririt deri në fund të vitit do të arrijë në 1800 dollarë, në 2013 ai do ta kalojë kufirin e 2000 dollarëshit kurse në fund të vitit 2014 do të ketë arritur në nivelin 2 mijë e 400 dollarë.
Gjatë periudhës 2011-2012 të gjitha metalet, përveç arit, përjetuan zhvleftësime 20-30%. Ndërkohë që ishin çmimet e nikelit dhe të kallajit metalet që pësuan uljen më të madhe , ari ishte i vetmi metal që fitoi vlerë.
Vendet më të mëdha konsumuese të argjendit; SHBA-ja, Kina, Japonia dhe India këtë vit blenë pothuajse më shumë se gjysma e rezervave totale e argjendit.
Në vitin 2000 çmimi i onsit të argjendtit ishte mesatarisht 500 dollarë, kurse në muajin prill të vitit 2011 ai arriti kulmin me 4 mijë 280 dollarë. Pas kësaj date çmimet patën ulje të vazhdueshme dhe në muajin korrik të këtij viti onsi i argjendtit arriti vlerën 2 mijë e 744 dollarë.