20 Prill 2025

Çmime e naftës shkojnë në 110 dollarë për fuçi

New York, 27 shtator - Kontratat e naftës u rritën deri në 111 dollarë për fuçi duke rikuperuar humbjet që rrëzuan çmimin e naftës bruto në pikën më të ulët në 1 muaj e gjysmë.

Në mbështetje të çmimit të naftës kanë ardhme rritja e tensionit në Libi, vend në të cilit situata e sigurisë konsiderohet e paqëndrueshme.

Aktualisht nafta bruto brent e Londrës për nëntorin u rrit 44 cent në 111 dollarë për fuçi.

Nafta bruto amerikane për nëntorin u rrit 69 cent në 93.11 dollarë për fuçi.

Rritjet më të reja të çmimeve të naftës kanë tronditur opinionin publik, sepse kjo do të ndikojë mbi rritjen e çmimeve të produkteve të tjera, çfarë do të thotë goditja e re në buxhetin e familjeve.

Përfaqësuesit e kompanive të naftës thonë që bëhet fjalë për veprim të detyruar, sepse ngjarjet në tregun botëror të naftës kanë ndikuar mbi rritjen e shpenzimeve të furnizimit dhe transportit.

Megjithatë, përfaqësuesit e shoqatave të pikave karburanti konsiderojnë që mbi lartësinë të çmimeve të derivateve të naftës në Serbi ndikojnë edhe “faktorët e brendshme” siç janë marzha dhe akcizat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)