Çekia ndalon eksportin e pijeve alkolike

Pragë, 21 shtator - Çekia ka ndaluar eksportin e pijeve alkoolike për në shtetet e tjera të Bashkimit Evropian, pasi 23 persona kanë vdekur nga helmimi me metilalkool në këtë shtet. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i shëndetësisë i Çekisë Leosh Heger.
Qeveria çeke, javën e kaluar, për të parën herë në histori ndaloi shitjen e pijeve alkoolike.
Kryeministri Petër Neças, tha se shpreson se qeveria do ta tërheq këtë ndalesë, në momentin kur të zbatohen ligjet e reja, që kërkojnë që të gjitha pijet alkoolike ta kenë shenjën e prejardhjes, të përmbajtjes dhe të shpërndarjes.
Tashmë, Polonia dhe Sllovakia e kanë ndaluar shitjen e pijeve alkoolike nga Çekia.