Çekët nuk e duan euron
Praga, 2 maj - Për të parën herë që nga fillimi i eurointegrimeve, shumica e qytetarëve të Republikës së Çekisë janë deklaruar kundër euros.
Sondazhi më i ri i kryer gjatë krizës së borxheve në Greqi, tregoi se 55 % e çekëve nuk duan që korunën ta zëvendësojnë me euron.
Presidenti Vaclav Klaus ripërsëriti ditë më parë se është mirë që vendi nuk ka hyrë në eurozonën.
"Arsyeja e vërtetë për tragjedinë nuk është politika ekonomike racionale apo iracionale e Greqisë, por euroja", pat thënë Klaus.