Carney paralajmëron probleme me likuiditetin në tregjet financiare
Stamboll, 10 shkurt - Kreu i Bankës Qendrore të Anglisë, Mark Carney në fjalën që mbajti në konferencën \"Agjenda e G20-ës Gjatë Presidencës Turke zhvilluar nga Instituti Ndërkombëtar i Financave ka paralajmëruar mundësinë e problemeve me likuiditetin në tregjet financiare.
Kreu i Bankës Qendrore të Anglisë, Mark Carney në konferencën \"Agjenda e G20-ës Gjatë Presidencës Turke\", e zhvilluar në Stamboll nga Instituti Ndërkombëtar i Financave ka theksuar se nuk është i vërtetë informacioni se në Evropë nuk po bëhen kursime. Sipas tij mund të ketë edhe probleme me likuiditetin në tregjet financiare.
Ai ka pohuar më tej se \"25 për qind e të ardhurave kombëtare në Evropë janë kursime, ndërsa nga ky raport në SHBA konstatohet se është 17 për qind. Sfidat në Evropë janë se një pjesë e madhe e kursimeve është e bllokuar në sektorë të veçantë. Sektori bankar nuk është plotësisht funksional\".
Carney vuri në dukje se institucionet në Evropë nuk do të mund të kalojnë përtej kufijve të kursimeve, ndërsa shtoi se vështirësitë e kolegëve të tyre në Evropë janë duke punuar për të krijuar një bashkim të ri bankar.
Kreu i Bankës Qendrore të Anglisë, Mark Carney ka theksuar gjithashtu se kursimet duhet të shpërndahen edhe në hapësira të tjera: \"Po të mos ishte Mbretëria e Bashkuar, rënia e çmimeve të naftës me 60 për qind do të kishte një ndikim 10 herë më shumë në buxhetin e Skocisë. Kemi shumë kursime si Mbretëri e Bashkuar. Edhe në Evropë ka kursime, por duhet një shpërndarje\".