03 Maj 2024

Çalik Holding nxjerr në shitje mediat

Stamboll, 7 janar - Kompania turke Çalik Holding, e cila zotëron shumicën e aksioneve të shumë kompanive në Kosovë e Shqipëri, ka autorizuar kompaninë Goldman Sachs, për të negociuar shitjen e dy mediave turke në pronësi të saj, televizionin ATV dhe gazetën Sabah, transmeton agjensia lajmeve Reuters.

Sipas lajmit të Reuters, afati i fundit i mbledhjes së ofertave është 18 janari.

Sipas informcioneve të para, Texas Pacific Group, KKR, Time Warner, dhe RTL Group janë mes kompanive të cilat tashmë kanë shprehur interesim për të blerë mediat e Çalik Holding.

Sabah-ATV u blenë nga Çalik Holding në dhjetor të vitit 2007, me një vlerë prej 1.1 miliardë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)