30 Dhjetor 2024

“California Hills” shprehet e gatshëm të investojë në Kosovë

Prishtinë, 5 shkurt - Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci ka pritur në takim kryetarin e kompanisë japoneze “California Hills” Charlie Taka, e cila është pjesë e “Global Investment Group” , me të cilin ka diskutuar mundësitë e investimeve në Kosovë, në fushën e patundshmërive dhe ndërtimtarisë.

Me këtë rast zv.ministri Koci ka njoftuar Taka për ambientin që ofron Kosova për investime të jashtme, duke shtuar se legjislacioni është mjaft i avancuar dhe krijon kushte të favorshme investimi në këtë fushë.

“Fusha legjislative në Kosovë është e avancuar e sidomos ajo e investimeve. Kosova ofron mundësi të mira për të investuar dhe jemi të angazhuar që të lehtësojmë procedurat për investitorë”, ka thënë zv.ministri Koci.

Në takim, numri dy i MZHE-së ka informuar kreun e kompanisë japoneze me të arriturat e Kosovës në fushën e ekonomisë duke shtuar se fuqizimi i sektorit privat është një ndër prioritet kryesore të Qeverisë.

Nga ana tjetër Charlie Taka, ka falënderuar zv.ministrin Koci për informatat dhe është shprehur i gatshëm të investojë në Kosovë në fushën e ndërtimtarisë dhe atë të teknologjisë informative.

“Ne si kompani jemi të interesuar të investojmë në ndërtimin e objekteve banesore të cilat janë të kualitetit të lartë dhe plotësojnë standardet e duhura . Po ashtu ne do t’i përshtatemi tregut të Kosovës sa i përket çmimeve“, tha Taka.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)