Byrokracia zbraps investitorët e huaj
Antali, 15 shkurt - Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, me bashkëpunëtor është takuar me sekretarin gjeneral të Odës Ekonomike të Antalis Erçan Mutlu, me të cilin kanë diskutuar lidhur me mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në mes të bizneseve të Kosovës dhe atyre të Turqisë.
Erçan Mutlu, sekretari gjeneral i Odës Ekonomike të Antalis, tha se bizneset tona janë të interesuara që të vijnë e të investojnë në Kosovë, kjo ka ndodhur në të kaluarën, po ndodh edhe tash dhe do të vazhdoi edhe në të ardhmen dhe atë me ritëm më të theksuar.
Ai shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit. Por shprehu edhe shqetësimet e disa bizneseve turke, që kanë qenë të interesura që të investojnë në Kosovë, por disa njerëz i kanë frikësuar e mashtuar në forma të ndryshme, nga të cilat janë kthyer prapa.
Byrokracia është edhe një fenomen, i cila zbraps çdo investitorë, por edhe bizneset tona, tha sekretari Odës Ekonomike të Antalis.
Erçan Mutlu, shtoi se në të ardhmen, çdo biznes nga vendi jonë, do të shkoi përmes AKB-së e që ju ti ofroni partner jo vetëm biznesor, por edhe ndërshtetëror nëse ka nevojë, në mënyrë që kjo të jetë më e besueshme, por edhe më e lehtë për të filluar bizneset e reja në Kosovë.
Ai tha se janë të gatshëm për bashkëpunim me AKB-në në secilën fushë e që është interes i përbashkët.
Oda Ekonomike e Antalis, ka 73 mijë anëtarë në të gjithë sektorët dhe është një potencial i mirë për të investuar në Kosovë
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit reciprok, ku shpalosi edhe ofertën për mundësitë e reja investuese në Kosovë. I informoi se së shpejti do të aprovohet Ligji i ri për Investimet Strategjike, ai për Pushime Tatimore, por edhe ligje të tjera aktuale të cilat janë konkurruese për ofertën e investimeve nga Turqia.
Na vie keq nëse ndonjë biznes nga Turqia ka hasur në ndonjë penges në Kosovë, por Turqia vazhdon të mbetet prezente me investime, si Aeroporti, KEDS-i, bankat, Behtek Enka e biznese tjera në fushën shëndetësore e arsimore si vlerë e shtuar e ekonomisë kosovare, tha Agim Shahini,
Kryetari i AKB-së, shtoi se janë të gatshëm tiu ofrojnë çdo shërbim bizneseve nga Turqia që vijnë në Kosovë dhe atë në mënyrë profesionale dhe pa pengesa nga askush. Nëse dikush nga bizneset që vijnë në Kosovë, kanë problem të natyrave të ndryshme, ata lirisht mund të adresojnë ato në AKB, në institucionet e Kosovës, por edhe në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë e cila është shumë akctive në vendin tonë.
Fenomene dhe përvoja të këqija bizneset sidomos ato fillestare kanë në shumë vende jo vetëm në Kosovë, por atje besoj që janë në përqindje më të vogël në krahasim me vendet tjera, duke përfshirë edhe vetë Turqinë, tha Shahini.
Të dy palët u dakorduan që bashkëpunimi i mirë të forcohet edhe më shumë, duke i eliminuar të gjitha shqetësimet e bizneseve që paraqesin në institucionet kosovare.
Ky takim është realizuar në kuadër të vizitës së AKB-së dhe bizneseve nga Kosova në panairin ndërkombëtar të ushqimit në Antalia Anfash Food Product ku ishin biznese nga 28 shtete.