24 Dhjetor 2024

Bursat reaguan pozitivisht të vendimit të bankave qendrore

New York, 2 dhjetor - Bankat qendrore anëmbanë botës po punojnë bashkërisht në përpjekje për të mbështetur sistemin financiar global duke hequr interesat për huatë afatshkurtra.

Bashkëpunimi përfshin Rezervën Federale të SHBA-së, Bankën Qendrore Europiane, Bankën e Anglisë dhe Bankën Qendrore të Kanadasë, Japonisë dhe Zvicrës.

Bankat Qendrore ranë dakord të ulin kostot për linjat ekzistuese të këmbimit të dollarit me 50 pikë bazë duke filluar nga e hëna.

Kjo lëvizje do e bëjë më të lirë për bankat të blejnë dollarë amerikanë. Robert Halver është Shef i Kërkimeve të Tregut për \"Baader Bank\".

\"Bankat qendrore u bashkuan për t\'u ofruar likuiditet bankave, para të cilat bankat europiane nuk i kanë momentalisht. Kjo do të thotë se bankat u kthyen në biznes: ato mund të japin kredi, ato kanë përsëri likuiditet, pra ato nuk do t\'i shtrëngojnë kreditë vetëm për të pasur likuiditet.\"

Tregjet e aksioneve reaguan pozitivisht pas njoftimit të vendimit të bankave qendrore.

Treguesi industrial \"Dow Jones\" u rrit mesatarisht 4.2 për qind. Indeksi \"S&P 500\" u rrit 4.3 për qind.  Indeksi \"Nasdaq Composite\" u rrit 4.2 për qind.

Sipas njoftimeve edhe monedha e përbashkët europiane Euro fitoi rreth 0.9 për qind kundrejt dollarit.

Rrije pësuan gjithashtu edhe metalet, ari u rrit me 2 për qind ndërsa argjendi fluturoi në 3 për q.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)