Bursat reaguan pozitivisht pas samitit të Bashkimit Evropian
Londër, 2 shkurt - Samiti i Bashkimit Evropian (BE) i mbajtur më 30 janar shkaktoi reagim pozitiv në tregjet financiare evropiane.
Bursat kryesore evropiane kanë shënuar rritje një ditë pas samitit. U ul interesi i borxheve vendore të Italisë, të Spanjës etj.
Analistët janë të mendimit se marrëveshjet e arritura në këtë samit dhe 4 masat për mekanizmin e stabilitetin financiar të paraqitura nga udhëheqësit e vendeve të Eurozonës dhanë shenja pozitive.
Liderët e Eurozonës miratuan mekanizmin e stabilitetit ekonomik në Evropë dhe planifikojnë të nënshkruajnë marrëveshje në mbledhjen e ministrave të financave në Eurozonë, për rifitimin e besimit të tregut.