27 Dhjetor 2024

Bursat reagojnë pozitivisht pas takimit të Brukselit

Frankfurt, 1 korrik - Tregjet e aksioneve reaguan pozitivisht pas takimit të udhëheqsëve europianë në Bruksel, ku ata ranë dakord për një paketë masash të reja në përpjekje për të frenuar krizën e borxheve në Europe.

Sipas marrëveshjes së takimit të Brukselit, të ardhurat e paketave financiare të ndihmave do të dërgohen direkt tek bankat që kanë nevojë për ndihmë.

Takimet e fundit të Eurozonës shpesh kanë përfunduar me pak  marrëveshje. Por kësaj rradhe udhëheqësit e Bashkimit Europian dolën nga konferenca e Brukselit, duke përshëndetur suksesin e arritur.

Presidenti frances Francoise Hollande e përshkroi si “një kompromis të evoluar”.

“U ra dakord për masa të reja, për rikapitalizimin e Bankës Europiane të Investimeve, për mobilizimin e fondeve të programuara dhe ndërhyrjet efiçente në treg, të cilat lejojnë stabilitet”.

Mes masave të reja ishte edhe një marrëveshje sipas së cilës të ardhurat e paketave të ndihmës financiare të dhëna nga monedha euro, do të kalojnë direkt në bankat që janë në gjendje të dobët- në vend që të kalojnë përmes qeverive kombëtare, siç ka qenë praktikuar deri më tani- kështu që qeveritë nuk mund të shtojnë borxhet në buxhetet e tyre.

Grant Lewis, Drejtori i Kërkimeve të Tregut të Kapitaleve Daiwa thotë se kjo masë mund të sigurojë një ndihmë të përkohshme.

“Nëse ndërrmeret kjo masë që paratë të kalojnë dirket në banka, raporti i GDP-së përkundrejt borxhit të Spanjës nuk do të kapi nivelin e 10 për qindëshit, pra nuk është e papërballueshme. Them se një masë e tillë do të ndihmojë, por pikpyetjet bazë për ekzistencën e EURO-s do të vazhdojnë”.

Ditët e fundit kostoja e huamarrjes nga Spanja dhe Italia i është afruar nivelit të rrezikshëm prej 7%, i cili konsiderohet si i papërballueshëm. Spanja është në pritje të një rikapitalizimi prej 125 miliardë dollarësh të bankave të saj nga eurozona.

Kancelarja gjermane Angela Merkel hodhi poshtë pretendimet se ajo ishte e para që tërhiqej- duke thënë se organizmi i ri vëzhgues do të mbajë një qëndrim rigoroz ndaj bankave.

“Kam theksuar se proçedurat duhet të repskektohen nga të gjitha vendet dhe mendoj se arritëm një kompromis të mirë”.

Analisti Grant Lewis thotë se duhet të zhvillohen më shumë takime të nivelit të lartë dhe të arrihen shumë më tepër kompromise në mënyrë që të marrë fund kriza e euros.

“Faktikisht, taksapaguesve gjermanë po u kërkohet që të mbështesin borxhet e vendeve të tjera të cilat ata nuk i kuptojnë, dhe nuk janë dakort për ta bërë këtë gjë, pasi ata nuk njdejnë se do të kenë kontroll mbi situatën. Ata pranojnë të paguajnë nëse e dinë që kanë kontroll mbi situatën finaciare të këtyre vendeve”.

Analistët thonë se në këtë takim, Gjermania mund të ketë përmbushur disa prej kërkesave të Europës Jugore, por kancelarja Merkel refuzon të mbështesë borxhet e vendeve të tjera pa patur një farë ndikimi në mënyrat se si do t’i shpenzojnë paratë që Gjermani po u jep këtyre vendeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)