Bursat që investuan në bonot greke më përfitime shumë të larta
New York, 30 tetor - Dy bursa që investuan në bonot greke arritën një fitim më të madh se 100 për qind në vit. Bëhet fjalë për bursat nën menaxhimin e NBG Asset Management dhe Eurobank Asset Management.
Një pjesë e konsiderueshme e obligacioneve qeveritare greke u ble nga ana e tyre me një çmim rreth 12 për qind të vlerës nominale. Aktualisht kostoja e tyre është pothuajse 53 për qind.
Një tjetër investitor, i cili fitoi me bonot greke, ishte miliarderi amerikan Dan Loeb. Nëpërmjet bursës Third Point ai investoi në verën e vitit 2012 një miliard dollarë në këto obligacione, duke i blerë ato me një çmim prej 17 për qind të vlerës nominale.
Në dhjetor të vitit 2012 Athina ua bleu investitorëve bonot me një vlerë prej 34 për qind.