27 Dhjetor 2024

Bursat në SHBA dhe në Evropë kanë shënuar rënie

New York, 3 gusht - Tregjet financiare në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë kanë shënuar rënie, pasi presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Mario Dragi, tha mbrëmë se banka do të bëjë çdo gjë të mundshme për t’i ndihmuar vendet e eurozonës që kanë probleme. Sipas tij, kjo do të bëhet “brenda javëve të ardhshme”.

Dragi poashtu tha se ndihma nga BQE-ja do të jepet vetëm nëse qeveritë përkushtohen për disa gjëra të caktuara.

Pas kësaj, tregjet financiare shënuan rënie, ndërsa euroja humbi në vlerë në raport me dollarin amerikan.

Rrjedhimisht, çmimet e kredive të Spanjës dhe Italisë u ngritën me të shpejtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)